A2 është një televizion
informativ me qendër në Tiranë, partner ekskluziv i gjigandit mediatik botëror
CNN. Televizioni nisi transmetimet në Dhjetor 2018. Raportimi i lajmit të fundit,
transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni
dhe bota, si edhe analizat e thelluara pofesionale, janë bazë e programacionit
ditor. A2 CNN solli risi në treguan
informativ shqiptar falë bashkëpunimit me liderin teknologjik AVID. Platforma
mediatike Avid Media Central mundëson përpunimin, kontrollin dhe transmetimin
në kohë reale të informacionit. Gjithashtu, falë paketave grafike të përpunuar
nga kompania prestigjioze Renderon, televizioni A2 arrin të paraqitet
vizualisht në lartësinë dhe standardin e partnerit CNN. A2, krahas programacionit
origjinal, ka të drejtën e riprodhimit dhe transmetimit të programeve dhe të
dokumentarëve të CNN. Për të përzgjedhur stafin e
televizionit A2, janë intervistuar më shumë se 500 profesionistë të medias në
Shqipëri. Të përzgjedhurit i janë nënshtruar një trajnimi intensiv dhe shumë
profesional, në aspektin editorial dhe atë teknik, të udhëhequr nga gazetarët
dhe producëntët më në zë të CNN. A2 CNN transmeton më shumë
informacion në kohë reale se çdo televizion tjetër informativ në Shqipëri. Së
shpejti televizioni pritet të shtrijë rrjetin e dedikuar të transmetimit edhe
në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
| Contact A2 CNNG2 Media Sh.p.kRruga Papa Gjon Pali II, Nr. 12 Email: hr@g2media.al Tel: +355 4 454 2000 |